Grabitja e pompës së derivateve në tranzit, Policia e Suharekës arreston të dyshuarin e parë

08.03.2021

Të mërkurën më 3 mars në një pompë derivatesh në Suharekë, dy persona të panjohur kanë grabitur para. Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 04:30 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se në vendin e tij të punës kanë hyrë dy persona të panjohur. Viktima […]

Grabitja e pompës së derivateve në tranzit, Policia e Suharekës arreston të dyshuarin e parë Foto: Ilustrim

Të mërkurën më 3 mars në një pompë derivatesh në Suharekë, dy persona të panjohur kanë grabitur para.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 04:30 një person ka raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë se në vendin e tij të punës kanë hyrë dy persona të panjohur.

Viktima ka bërë të ditur se dy persona të panjohur për të, i kanë grabitur një shumë parash dhe më pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

SuharekaOnline mëson se shuma prej 1,500 euro u grabit në kohën kur punëtori i mitur (17 vjeçar) ishte në pompën e derivateve në tranzit të Suharekës, nga dy persona të panjohur.

Të dielën njësia e hetimeve në Suharekë ka arrestuar S.H (42 vjeçar) dhe është në kërkim të dyshuarit tjetër.

Gjithashtu Gjykata Themelore në Prizren për të dyshuarin ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.