Grabitet “Aztech” në Suharekë, vjedhen pajisje në vlerë prej 11,640 euro

Më datën 6 tetor rreth orës 03:45 persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e lokalit ‘Aztech’ i cili gjendet në qytetin e Suharekës dhe kanë vjedhur pajisje elektronike në vlerë prej 11,640 euro.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

“Po sipas raportit thuhet se më datën 6 tetor rreth orës 3:45 persona të panjohur kanë thyer pikën e biznesit ‘Aztech’ dhe kanë vjedhur pajisje elektronike si laptopë, telefona celularë në vlerë prej 11,640 €” ka thënë Osmanollaj.

Sipas togerit Osmanollaj rasti është raportuar nga menaxheri i lokalit ku sipas pamjeve plaqkitësit kanë ikur me një veturë Golf 4 me targa vendore.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.