“Goditja 2023” – Policia e Suharekës kontrolloi rreth 100 persona, 70 automjete si dhe shqiptoi dhjetra tiketa trafiku

13.08.2023 Suharekë
Policia e Kosovës në Suharekë është duke zhvilluar aktivitetin “Goditja 2023”.
Policia e Kosovës në Suharekë është duke zhvilluar planin operativ “Goditja 2023”, në mënyrë që të parandalohen veprat e ndryshme penale.

Policia e Kosovës në Suharekë për SuharekaOnline ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti në Komunën e Suharekës deri më tani janë ndaluar për kontroll mbi 70 automjete, ndërsa janë kontrolluar rreth persona të ndryshëm.

Poashtu, ata tutje bëjnë me dije se janë shqiptuar dhjetra tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme konforn ligjit.

SuharekaOnline ka përcjellur nga afër këtë aktivitet të policisë i cili do të vazhdoj edhe ditëve në vijim.