Gjykata në Suharekë radhitet e dyta nga të gjitha gjykatat në Kosovë për publikimin e Aktgjykimeve

02.03.2021

Transparenca në gjyqësorin e Kosovës paraqet një sfidë të vazhdueshme në aspektin e përmbushjes së misionit të ndërtimit të gjykatave të besueshme, si dhe një detyrë të pashmangshme të secilit gjyqtar dhe zyrtari tjetër që të ndihmoj në përmbushjen e këtij misioni. Sipas një raporti të Lëvizjes Fol për monitorimin e publikimit të Aktgjykimeve Janar […]

Gjykata në Suharekë radhitet e dyta nga të gjitha gjykatat në Kosovë për publikimin e Aktgjykimeve

Transparenca në gjyqësorin e Kosovës paraqet një sfidë të vazhdueshme në aspektin e përmbushjes së misionit të ndërtimit të gjykatave të besueshme, si dhe një detyrë të pashmangshme të secilit gjyqtar dhe zyrtari tjetër që të ndihmoj në përmbushjen e këtij misioni.

Sipas një raporti të Lëvizjes Fol për monitorimin e publikimit të Aktgjykimeve Janar – Dhjetor 2020 ku përmban të dhëna që
rrjedhin nga monitorimi i publikimit të aktgjykimeve në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykata Themelore – Dega në Suharekë radhitet e dyta nga të gjitha Gjykata në Republikën e Kosovës për publikimin e Aktgjykimeve.

Degët e gjykatave me më së shumti aktgjykime të publikuara janë: Dhoma e Posaçme, si pjesë e Gjykatës Supreme, me 910 aktgjykime, Dega e Suharekës me 857 aktgjykime, si dhe Dega e Podujevës me 572 aktgjykime.

Sipas raportit në periudhën Janar – Dhjetor 2020, kjo Gjykatë ka publikuar në gjithsej 857 Aktgjykime, kurse gjyqtari Qemail Suka është gjyqtari i dytë në nivel vendi që ka publikuar më së shumti aktgjykime, gjithsej 370 aktgjykime.

Sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale Gjykata Themelore në Prizren ka treguar kujdes të veçantë. Nga të gjitha aktgjykimet e publikuara nga kjo gjykatë, asnjë aktgjykim nuk është evidentuar i paanonimizuar.