Gjykata e Suharekës apelon qytetarët të evitojnë frekuentimin në objektet e saj

Gjykata Themelore në Prizren, ka apeluar të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë.

Gjykata Themelore në Prizren, apelon tek të gjitha palët që pas situatës së krijuar si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19, të evitojnë sa më shumë frekuentimin në objektet e gjykatës dhe degëve në Suharekë duke përdorur mjetet elektronike si metodë alternative për dorëzimin e shkresave, transmeton SuharekaOnline

Të gjithë palët mund të dorëzojnë shkresat në adresën elektronike zyrtare: [email protected], dhe këto shkresa do të përcillen tek gjyqtarët apo zyrtarët kompetent.

Ndërsa të gjithë të interesuarit të cilët kanë nevojë për Certifikatën (nga evidenca e gjendjes penale) aplikimin mund ta bëjnë online përmes linkut/

Gjithashtu, në rast të aplikimit duhet të bashkëngjitet një kopje e letërnjoftimin/pasaportës valide (online mund të bëhet përmes fotografisë).

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Kurse për tërheqjen e certifikatës palët duhet të jenë fizikisht.

Gjithashtu aplikimin për certifikatën e gjendjes penale të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë në këtë e-mail: [email protected]

Lusim palët që gjatë frekuentimit të domosdoshëm në objektin e gjykatës dhe komunikimit me stafin, ti përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për Parandalimin e Infeksionit COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.