Gjinoc, motoçiklisti aksidentohet me një veturë, policia i gjen një qese me marihuanë

13.05.2021

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjinoc të Suharekës në mes të një motoçiklete dhe një veture. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovë aksidenti ka ndodhur në mes një motoçiklete dhe një veture të mërkurën […]

Gjinoc, motoçiklisti aksidentohet me një veturë, policia i gjen një qese me marihuanë Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Gjinoc të Suharekës në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovë aksidenti ka ndodhur në mes një motoçiklete dhe një veture të mërkurën rreth orës 14:15 ku si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në motoçikletën, është gjetur dhe konfiskuar 1.19 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.