Më 24.01.2019 njësitë policore pas informatave për të shtëna me armë zjarri, kanë bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta njëra prej tyre me leje dhe një DVR i kamerave.

Gjithashtu në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 59 gëzhoja dhe 1 predhë e fishekut.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.