Përmes një njoftimi për media Policia e Kosovës bënë të ditur se si pasojë e një aksidenti trafiku kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjinoc, më datën 30.12.2019 rreth orës 10:25 në mes të dy veturave, një veture me targa lokale dhe një veture me targa të huaja.
Si pasoj e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar.