Gjest human, Egzon Sadikaj dhuron 11 mijë euro për Erijon Ramadanin

Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë në nëntor të vitit të kaluar ishte diagnostifikuar me kancer, e për shërimin e tij jashtë shtetit i duhej ndihmë financiare.

Lajm i mirë është se para pak ditësh Egzon Sadikaj është operuar në Turqi dhe gjendja e tij shëndetësore momentalisht është e mirë.

Ndërsa edhe Erijon Ramadani nga fshati Shirokë para disa dite është diagnostifikuar me tumor në këmbë e që për trajtimin e tij jashtë vendit po kërkohet ndihmë financiare.

Egzon Sadikaj tashmë i operuar që gjendet në Turqi, ka njoftuar se ai së bashku me familjen e tij do ta ndihmojnë Erijon Ramadanin duke i dhuruar 11 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadikaj përmes një postimi në facebook, ku ka shkruar ”Për mua janë mbledhur mjete të mjaftueshme për t’a përfunduar operimin dhe për t’i përballuar shpenzimet e terapive, unë se bashku me familjen kam vendosur që 11.000€ të mbledhura për mua, t’i dhurojë për shërimin e Erjon Ramadanit”.

Njoftimi i plotë i Egzon Sadikaj:

Të nderuar qytetar

Përmes këtij postimi ju njoftojë që operimi im ka përfunduar me sukses, sipas mjekëve gjasat për shërim të plotë janë edhe me të mëdha se që janë pritur, aktualisht jam ende në spital, të shtunën do të kthehem në Kosovë për të vazhduar pastaj me terpi.

Andaj, në emrin tim dhe të familjes time dua të falënderoj secilin veq e veq për secilin kontribut që e dhuruat për mjekimin tim.

Gjatë qëndrimit tim në Turqi, jemi takuar rastësisht me Erjon Ramadanin, të riun nga fshati Shirokë i Komunës së Suharekës, për të cilin po kërkohen mjete për shërim.

Pasi që për mua janë mbledhur mjete të mjaftueshme për t’a përfunduar operimin dhe për t’i përballuar shpenzimet e terapive, unë se bashku me familjen kam vendosur që 11.000€ të mbledhura për mua, t’i dhurojë për shërimin e Erjon Ramadanit.

Nevojën që e ka Erioni sot, une e kam pasur dje, andaj besoj që secili nga ju që dhuruat për mua do të ndjeheni mirë.

Ne si shqiptarë e kemi dëshmuar që për raste të tilla jemi shumë të bashkuar.

Shpresojë dhe besoj fuqishëm që edhe operimi i Erjonit do të përfundojë me sukses.

Ju përshëndes dhe ju falënderojë përzemërsisht.

Egzon Sadikaj

RAPORTO