Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 3 raste aktive

08.07.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive […]

Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 3 raste aktive Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (4), Gjilan (2), Gjakovë (1), Junik (1), Pejë (1).

Po ashtu, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.405 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 152, prej tyre 3 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,819 raste nga 684,078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,261 raste të vdekjes.