Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, më shumë se dy javë pa asnjë të infektuar

12.06.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, më shumë se dy javë pa asnjë të infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

Gjatë ditës së sotme u konfirmuan 17 raste pozitive, fatmirësisht asnjë rast nuk u regjistrua në Komunën e Suharekës.

Në ditët e fundit të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor e deri më tani ende nuk është raportuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes me këtë virus në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave që ka grumbulluar SuharekaOnline bëhet e ditur se më shumë se dy javë nuk është regjistuar asnjë rast pozitiv në këtë komunë.

Një gjë e tillë bënë që të kuptohet se është duke pasur efekt në rënien e numrit të të infektuarve, vaksinimi kundër COVID-19 si dhe masat adekuate për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë.

Ndryshe në Komunën e Suharekës ka rënë numri në 6 raste aktive, ndërsa në tërë Kosovën janë 531 raste aktive./SuharekaOnline/