Gjendje e qetë me COVID-19 në shkollat e Suharekës, asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar

29.10.2021

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar. Aktualisht në Komunën e Suharekës janë 13 raste aktive […]

Gjendje e qetë me COVID-19 në shkollat e Suharekës, asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

Aktualisht në Komunën e Suharekës janë 13 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës apo nxënës.

“Situata me COVID-19 eshte shumë e mirë. Nuk ka asnjë rast të infektimit te asnjë nxënës e as në punëtor të arsimit”, ka thënë ai.

Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani tutje ka thënë se tashmë të gjitha shkollat në komunën tonë janë kthyer në normalitet dhe se procesi mësimor po zhvillohet normal.

“Tash jemi kthyer në normalitet dhe procesi po zhvillohet normal”, ka përfunduar Bajselmani.