Gjendja në fshatin Semetisht pas vërshimeve

Në fshatin Semetisht të Komunës së Suharekës të reshurat e shiut kanë shkaktuar shumë vërshime, njofton Suhareka Online.

Banorët e fshatit Semetisht të Suharekës janë përballur me një pasdite të rëndë si pasojë e vërshimeve të mëdha që ndodhën gjatë pasditës së sotme.

Si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut nga uji janë vërshuar shumë rrugë në fshatin Semetisht.

Pamjet nga ky fshat mund ti shihni në fotografitë e mëposhtme të cilat i ka dërguar një lexues i rregullt i portalit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.