Gjendja me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, flet drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani

Gjendja me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, flet drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani
Çlirim Gashi

21.06.2021 / Suhareka

Numri i të infektuarve me COVID-19 muajt e fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës po ashtu edhe nxënës.

“Gjendja me COVID-19 eshtë shumë stabile. Nuk ka asnjë mësimdhënës e as nxënës të infektuar”, ka thënë drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline.

Poashtu ai më tutje ka bërë të ditur se të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës punojnë me skenarin A.

Rikujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste me COVID-19 në tërë Kosovën, asnjë prej tyre nuk është konfirmuar në Suharekë.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit