Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 3 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Suharekë.

Gjithashtu, janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.362.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 166, prej tyre 3 raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,788 raste dhe 2,260 raste të vdekjes.