Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 2 raste aktive

29.06.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 4 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Suharekë. Gjithashtu, janë shëruar […]

Gjendje e qetë me COVID-19 në Suharekë, vetëm 2 raste aktive Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 4 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 orëve nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 në Suharekë.

Gjithashtu, janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.315.

Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 170, prej tyre dy raste në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,743 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.