Gjendet një mjet i dyshuar në oborrin e një shtëpie në Krushicë të Poshtme, intervenon Policia e FSK

05.08.2023

Një mjet i dyshuar është gjetur të premtën e 4 gushtit në fshatin Krushicë e Poshtme në Komunën e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:05 ka pranuar informacion nga një qytetar për një mjet të dyshimt, raporton SuharekaOnline. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se një person deri sa […]

Gjendet një mjet i dyshuar në oborrin e një shtëpie në Krushicë të Poshtme, intervenon Policia e FSK Foto: Ilustrim

Një mjet i dyshuar është gjetur të premtën e 4 gushtit në fshatin Krushicë e Poshtme në Komunën e Suharekës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:05 ka pranuar informacion nga një qytetar për një mjet të dyshimt, raporton SuharekaOnline.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se një person deri sa ishte duke punuar me ekskavatorë në oborrin e tij kishte vërejtur një mjet të dyshimtë.

Poashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje përveç policisë është njoftuar edhe njësia e EOD-së dhe FSK-së.

Fsh. Krushicë e Poshtme, Suharekë 04.08.2023-12:05. Ankuesi mashkull  kosovar derisa ishte duke punuar me ekskavatorë në oborrin e tij, kishte vërejtur një mjetë të dyshimtë. Patrulla policore kanë siguruar vendin e ngjarjes. Është njoftuar njësia EOD-së e FSK-së për të dalë në vendin e ngjarjes.” thuhet në raportin e policisë.