Gjendet i vdekur një person në Suharekë

06.12.2021

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Suharekë, 05.12.2021-09:28. Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur […]

Gjendet i vdekur një person në Suharekë Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Suharekë, 05.12.2021-09:28. Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.