Gjeli nga Kosova i prishi gjumin komshiut, Gjermania dënon qytetarin nga Suhareka me 8200 euro

Gjeli nga Kosova i prishi gjumin komshiut, Gjermania dënon qytetarin nga Suhareka me 8200 euro

A.K. është një afarist nga Kosova i cili jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Gjermani. Gjatë një gare në Suharekë një i ftuar u kishte sjellur një gjel dhuratë.

Familja e tij e mori gjelin me vete në Gjermani. Gjeli këndonte bukur për mrekulli. Ishte i bardhë me flatra që shkëlqenin dhe binte fort në sy.

Një ditë njëri nga fqinjët kishte shkuar në shtëpinë e A.K. dhe i kishte thënë : “gjeli yt po këndon shumë heret , po më nxjerr gjumin”.

A.K. i kishte dhënë këtë përgjigjje: “Ja atje në fund të oborrit janë pulat, shko mësoje gjelin se kur të këndojë sepse un nuk di se si t’ia ndryshojë as orarin e as këngën” Fqiu gjerman kishte ikur i mllefosur. Por javën e kaluar ai mori një dënim në shumën prej 8.200 eu për gjelin e tij që po u prishte gjumin e banorëve. Ishte fqinji që kishte mbledhur nënshkrimet nëpër fshat.

A.K. nuk iu dhimbsën 8.200, por këtë rast iu dhimbs gjeli i vendlindjes që u desh ta prente.

RAPORTO