Gjatë tre muajve të fundit në Suharekë u shqiptuan 5 gjoba për ndotësit e ambientit

Gjatë periudhës tremujore Gusht – Tetor 2021 janë shqiptuar gjithsej 71 gjoba mandatore për ndotësit e mjedisit nga inspektorët komunal në Kosovë.

15.11.2021 / Suhareka

Gjatë tre muajve të fundit në Suharekë u shqiptuan 5 gjoba për ndotësit e ambientit
Foto: Ilustrim

“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdon monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

Komuna e Suharekës ka raportuar: 12.08.2021-100 Euro, 21.08.2021-200 Euro, 13.09.2021200 Euro, 28.09.2021-100 Euro dhe 05.10.2021-200 Euro.


Komuna e Prishtinës ka raportuar:
Gjithsej janë shqiptuar rreth 11 gjoba mandatore për ndotje të ambientit, ndër të cilat,
• 5 – Hedhje e dheut ne hapësirë publike
2 x 500 euro = 1000 euro
1 x 400 euro = 400 euro
1 x 800 euro = 800 euro
1 x 300 euro = 300 euro
• 2 – hedhja e mbeturinave në hapësirë publike
1 x 100 euro =100 euro
1 x 200 euro = 200 euro
• 3 – Ndotje e rrugës me baltë nga betonieret
2 x 1000 euro = 2000 euro
1 x 300 euro = 300 euro

Komuna e Gjakovës ka raportuar:
Gjatë kësaj periudhe kemi shqiptuar 3 gjoba (një në vlerë 100 € dhe dy me Vendime, njëra në vlerë 500 € dhe tjetra në vlerë 400 €).

Komuna e Gjilanit ka raportuar:
Gjatë muajit Gusht- Tetor 2021 nga Inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit, sektori i Mbrojtjes së
Mjedisit janë shqiptuar 1 gjobë mandatore si në vijim:
1. 300 € për derdhje të naftës në rrjetin e kanalizimit, gjoba është shqiptuar duke u bazuar në Rregullorën Komunale për Shërbime Komunale.
Të gjitha gjobat e lartëcekura janë paguar brenda afatit ligjor dhe nuk kemi hasur në ndonjë pengesë
gjatë zbatimit të UA 06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore.

Komuna e Ferizajit ka raportuar:
Numri i gjobave mandatore për muajt gusht, shtator dhe tetor nga ana jonë është 29.
Nuk kemi pas rast për paraqitje të ndonjë kallëzimi penal në këtë periudhë.
Udhëzimi Administrativ për Ndeshkim me Gjoba Mandatore është lehtë i aplikueshëm andaj nuk kemi hasur në asnjë pengesë gjatë zbatimit të tij.

Në tabelën e poshtme mund t’i gjeni të dhënat për secilën komunë.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *