Gjashtë të testuarit nga Suhareka rezultojnë negativ për covid-19

Deri më tani në Kosovë numri i të infektuarëve me covid-19 ka shkuar në 132 ku nga këta 16 pacientë janë shëruar.

Në mesin e pacientëve të shëruar gjendet edhe rasti i vetëm në Komunën e Suharekës i infektuar dhe i shëruar.

Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnlineka sot janë marr mostrat edhe nga gjashtë persona në Suharekë, këta persona kontakti me pacienten tashmë të shëruar, të cilët kanë rezultuar negativ.

Këtë e ka konfirmuar për portalin SuharekaOnline edhe Dr.Fadil Kryeziu nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik i Kosovës i cili në një prononcim ka treguar se për arsye preventive do të hulumtojmë kontaktet e pacientes tashmë të shëruar, e që në këtë rast përfshin familjarët dhe mjekët që janë kujdesur apo kanë pasur kontakt me të.

“Po mostrat që janë marrur sot gjatë ditës në ambientet e QKMF-së në Suharekë nga gjashtë persona në mesin e tyre familjar të pacientës dhe punëtor të QKMF-së kanë rezultuar negative nga analizat e bëra” ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e Institutit Kombëtar si të shmangin daljet e panevojshme, të pastrojnë duart sa më shpesh, të mbajnë distancën etj.

RAPORTO