Gërvalla: Suhareka ka shumë mërgimtarë, Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur sa më mirë

16.07.2021

Në kuadër të vizitave që po ua bënë Komunave të Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla sot ka qëndruar në Suharekë. Këtu delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u prit nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla u informua rreth angazhimeve […]

Gërvalla: Suhareka ka shumë mërgimtarë, Komuna ka bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur sa më mirë Foto: Ilustrim

Në kuadër të vizitave që po ua bënë Komunave të Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla sot ka qëndruar në Suharekë.

Këtu delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u prit nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla u informua rreth angazhimeve që ka bërë Komuna e Suharekës, për të pritur sa më mirë bashkëatdhetarët tanë.

Kryetari Muharremaj, e ka njoftuar Ministren se Komuna ka siguruar hapsirë të parkingjeve për diasporën, pastaj çdo vit organizon edhe festën e diasporës, në mënyrë që ata të kenë pushime sa më të mira.

Ndërkaq, ministrja Gërvalla, ka shtuar se “Ne kemi ardhur për të parë përgatitjet e Komunës për mërgimtarët, sërish do të vijmë edhe pasi të përfundojnë pushimet dhe ata të kthehen atje ku jetojnë e veprojnë.

Komuna e Suharekës, ka shumë mërgimtarë dhe Komuna ka bërë të gjitha përgaditjet për t’i pritur sa më mirë”.