Gabimet po i’u kushtojnë qytetarëve, jo atyre që privatizuan prona shtetërore me çmime të lira

21.10.2020

Deputeti i LDK-së nga Komuna e Suharekës, njëherit kryetari i degës së kësaj partie në Suharekë, Dr.Ardian Shala gjatë interpelancave të kryeministrit Hoti edhe një herë ka ngritur shqetësimet e qytetarëve të cilët po vuajnë nga gabimet e politikanëvë. Ai ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit që të jenë më konstruktiv dhe më të […]

Gabimet po i’u kushtojnë qytetarëve, jo atyre që privatizuan prona shtetërore me çmime të lira Foto: Ilustrim

Deputeti i LDK-së nga Komuna e Suharekës, njëherit kryetari i degës së kësaj partie në Suharekë, Dr.Ardian Shala gjatë interpelancave të kryeministrit Hoti edhe një herë ka ngritur shqetësimet e qytetarëve të cilët po vuajnë nga gabimet e politikanëvë.

Ai ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit që të jenë më konstruktiv dhe më të matur në secilin hap sepse gabimet, stagnimet dhe sorollatjet po i kushtojnë vendit dhe qytetarëve.

Madje deputeti Ardian Shala ka thënë se ndoshta këto gabime nuk po i’u kushtojnë atyre politikanëve që kanë privatizuar prona shtetërore me çmime të lira dhe duke u pasuruar padrejtësisht e duke u marr me tenderë përmes keqpërdorimit të pushtetit e lloj lloj shkeljeve të tjera.

Ndërsa sa i përket interpelancave të thirrura për kryeministrin Hoti, Shala ka kritikuar VV, duke ju thënë se kryeministri është legjitim se përndryshe nuk do të ishte thirrur në interpelancë.