Furnizimi me dru dhe pelet Komunës së Suharekës parashihet ti kushtojë deri në 154 mijë euro

Ka kaluar gjysma e vitit dhe kanë mbetur edhe pak muaj kur ditët e ftohta po afrohen, me ç’rast komuna e Suharekës ka menduar herët të zgjidhë çështjen e furnizimit me dru dhe pelet.

Një ditë më parë komuna e udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK-së, ka hapur procedurat tenderuese për furnizim pe lëndë djegëse dru ahu dhe pelet për vitin shkollor 2020-2021.

Në bazë të dosjes së tenderit Komuna e Suharekës për 3200 m/2 (hapësinor) dru ahu dhe 50 ton pelet ka parashikur çmimin prej 154,000.00 euro.

Me sasinë e cekur pritet të furnizohen shkollat në Komunën e Suharekës dhe biblioteka e qytetit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.