Fundjava në Suharekë: 1 rast vdekje, 8 raste pozitive dhe 1 i shëruar nga covid-19

Institucionet vazhdimisht janë duke kërkuar zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Ato po apelojnë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Javët e fundit numri i rasteve pozitive po qëndron vazhdimisht me numra dyshifror dhe atë i lartë.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë shënuar 183 raste të reja në Kosovë, ndërsa në Suharekë janë shënuar 8 raste pozitive.

LEXO EDHE:  2 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Slloveni

Por nuk është rritur vetëm numri i rasteve pozitive, java që kemi lënë pas ka shënuar edhe rritjen e numrit të viktimave që krahas covid-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Në mëngjesin e së shtunës ka ndërruar jetë edhe pacienti 71 vjeçar nga Komuna e Suharekës duke rritur numrin e vdekjeve nga Covid-19 në Suharekë në 2.

Me konfirmimin e 4 rasteve të së dielës numri i të identifikuarëve me covid-19 në Komunën e Suharekës shkon në 50, ku prej tyre: 2 kanë përfunduar me vdekje, 38 të shëruar dhe 10 raste aktive.