FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në Stacionin e Policisë në Suharekë është raportuar për një mjetë shpërthyes.

Gjatë ditës së dielë në stacionin policor në Suharekë një person ka njoftuar se ka hasur në dy mjete shpërthyese, njofton SuharekaOnline.

Patrulla policore  ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, menjëherë pas raportimit.

Gjithashtu edhe njësitë e FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar, ndërsa mjeti tjetër nuk ka qenë mjet i dyshuar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.