FSK dhuroi rreth 15 mijë maska për shkollat e Komunës së Suharekës

15.09.2021

Drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka pranuar sot një kontingjent me maska mbrojtëse anti-COVID nga FSK-ja ( Forca e Sigurisë së Kosovës). Maskat janë donacion për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Suharekës, të cilat do të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor. Pavarësisht vendimit për shtyrjen […]

FSK dhuroi rreth 15 mijë maska për shkollat e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, ka pranuar sot një kontingjent me maska mbrojtëse anti-COVID nga FSK-ja ( Forca e Sigurisë së Kosovës).

Maskat janë donacion për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Suharekës, të cilat do të shpërndahen para fillimit të vitit të ri shkollor.

Pavarësisht vendimit për shtyrjen e fillimit të vitit të ri shkollor DKA kishte bërë të gjitha përgatitjet dhe ishte e gatshme për fillimin e vitit pasiqë edhe 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar kundër COVID-19.

Ndërkohë në Komunën e Suharekës janë 411 raste aktive me COVID-19.