Fshirja e emrave nga memoriali i “Familjes Berisha”, Zogaj thotë se do të rregullohen më së largu javën tjetër

28.07.2020

Emrat e rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha të vrarë nga forcat paramilitare serbe tashmë janë gravuar në murin që gjendet afër varreve ku edhe pushojnë anëtarët e familjes Berisha. Memoriali që gjendet disa qindra metra larg nga lokali ku u vranë anëtarët e kësaj familje është në përfundim e sipër, memorial ky që do […]

Fshirja e emrave nga memoriali i “Familjes Berisha”, Zogaj thotë se do të rregullohen më së largu javën tjetër Foto: Ilustrim

Emrat e rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha të vrarë nga forcat paramilitare serbe tashmë janë gravuar në murin që gjendet afër varreve ku edhe pushojnë anëtarët e familjes Berisha.

Memoriali që gjendet disa qindra metra larg nga lokali ku u vranë anëtarët e kësaj familje është në përfundim e sipër, memorial ky që do t’u kujtoj brezave që vijnë, sakrificën e familjes Berisha që dhanë për vendin.

Gjatë ditës së sotme SuharekaOnline kishte raportuar se ende pa u inaguruar, emrat e anëtarëve të familjes Berisha të gravuar në pllakë kanë filluar të fshihen.

I kontaktuar nga redaksia e SuharekaOnline, drejtori i Agjensisë për Menaxhmin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka bërë të ditur se pranimi teknik i projektik është bërë në muajin mars.

Sipas Zogajt sigurimi bankar i këtij projekti  është 10 % (18,000 €) për një vit pas pranimit teknik dhe se Operatori Ekonomik që ka kryer punimet do ti rregullojë shkronjat jo më larg se javën tjetër.