Fshatrat Javor dhe Luzhnicë mbi 30 orë pa furnizim me energji elektrike

26.11.2023

Mëngjesi i së shtunës fshatrat Javor dhe Luzhnicë të Komunës së Suharekës i zbardhi pa furnizim me energji elektrike. 16:00 Ndërhynë KESCO në sanimin e dëmeve në fshatrat Javor dhe Luzhnicë. Kështu të paktën pretendojnë banorët e këtyre dy fshatrave të cilët apelojnë te institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë në sanimin e dëmeve. Kjo pasiqë […]

Fshatrat Javor dhe Luzhnicë mbi 30 orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

Mëngjesi i së shtunës fshatrat Javor dhe Luzhnicë të Komunës së Suharekës i zbardhi pa furnizim me energji elektrike.

16:00 Ndërhynë KESCO në sanimin e dëmeve në fshatrat Javor dhe Luzhnicë.

Kështu të paktën pretendojnë banorët e këtyre dy fshatrave të cilët apelojnë te institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë në sanimin e dëmeve. Kjo pasiqë sipas banorëve, këto dy fshatra edhe pse gjenden në Komunën e Suharekës, furnizimin me energji elektrike e kanë me Komunën e Malishevës, saktësisht nga fshati Bellanicë, ku edhe pretendohet të jenë shkaktuar dëme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Banorë të kësaj pjese në kushte anonimiteti kanë deklaruar për SuharekaOnline se ndjehen të indinjuar nga KESCO dhe nga Komuna e Suharekës.

Sipas tyre rreth orës 05:00 të së shtunës këto vise kanë mbetur pa furnizim me energji eletrike për faktin e pretenduar se ka disa avari në fshatin Bellanicë, dhe që më shumë se 30 orë janë jashtë furnizimit.

Xh.G. banor në rrugën Vesel Pagarusha thotë se edhe pse disa herë ka kontaktuar me KESCO ende nuk është kthyer furnizimi me arsyetimin se ka avari në rrjet. Tutje ai thotë se veçmas defekteve në Bellanicë, dëme në rrjet janë shkaktuar edhe nga kompania për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ai dhe shumë banorë të tjerë kanë apleuar te KESCO dhe te Komuna e Suharekës që të ndërhyjnë në sanimin e dëmeve si dhe të krijohet një zgjidhje afatgjate.