Fshati Bukosh nderon mërgimtarët organizon “Dita e Mërgimtarëve”

Fshati Bukosh nderon mërgimtarët organizon “Dita e Mërgimtarëve”
Çlirim Gashi

01.08.2019 / Suhareka

Fshati Bukosh i Komunës së Suharekës me disa aktivitete do të nderojnë të gjithë mërgimtarët që gjatë kësaj vere po qëndrojnë në fshatin e tyre.

Për nderë të mërgimtarëve të fshatit Bukosh, kryesia e fshatit Bukosh ka organizuar “Ditën e mërgimtarëve”.

Kjo ngjarje do të mbahet më datë 02/08/2019 në oborrin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh duke filluar nga ora 15:00.

Në këtë ngjarje do të përformon Shoqëria Kulturo Artistike “Vëllezërit Frashëri” – Bukosh si dhe do të ketë një koktej me ushqime tradicionale të fshatit.

RAPORTO