“Frutex” merr pjesë në panairin “Gulfood” në Dubai

16.02.2020

Kompania “Frutex” nga Suhareka është prezente në panairin “Gulfood” në Dubai. Këtë e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Përveq këtij panairi në Dubai, “Frutex” ka marr pjesë në shumë panaire në vende të ndryshme të botës ku ka prezantuar edhe pijet e tjera. Pjesëmarrja […]

“Frutex” merr pjesë në panairin “Gulfood” në Dubai Foto: Ilustrim

Kompania “Frutex” nga Suhareka është prezente në panairin “Gulfood” në Dubai.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përveq këtij panairi në Dubai, “Frutex” ka marr pjesë në shumë panaire në vende të ndryshme të botës ku ka prezantuar edhe pijet e tjera.

Pjesëmarrja e kompanisë Frutex në panairin “Gulfood“ në Dubai, krijoi mundësi të reja për një prezantim ndërkombëtarë të përmasave të gjëra.

Kompania, eksporton në shumë vende të ndryshme të botës, pijen energjike Golden Eagle, dhe një rëndësi të madhe është duke i kushtuar edhe rritjes së tregut në shtete arabe.