(FOTO) Nga marsi deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 688 raste me COVID-19

16.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësuese mbetet numri i viktimave. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi ku bëhet i ditur numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, numri i rasteve aktive dhe numri i viktimave, shkruan […]

(FOTO) Nga marsi deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 688 raste me COVID-19 Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit ka shënuar një rënie të dukshme, por shqetësuese mbetet numri i viktimave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi ku bëhet i ditur numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, numri i rasteve aktive dhe numri i viktimave, shkruan SuharekaOnline.

Në këtë fotografi paraqiten rastet që nga data 13 mars (2020) deri më 14 dhjetor (2020) e ku sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës që nga 13 marsi deri më 14 dhjetor janë regjistruar 688 raste pozitive me COVID-19.

Nga 688 raste gjithsej në Komunën e Suharekës 432 raste janë shëruar dhe 45 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive deri më 14 dhjetor ka qenë 211.

Imazhi mund të përmbajë: text that says 'Totaliit oreve infektuarve esheruar Rastet Totaliit 294 Pasqyra epidemiologjike me rastet te infektuarve me virusin COVID 19, sipas Komunave ne Republiken Kosoves prej data: 13. 14.Dhjetor.2020 47203 482 Totaliit vdekurve 34637 aktive 17 1220 infektuar 11346 vdekur Totali testimeve 16583 1035 esheruar Testuar banore 685 26487 Numrii banore 19436 9305 17821 2127 1958 339 Istog 18579 487 983 2282 230 540 Malisheve 1955 475 2948 Suhareke 688 2255 Ferizaj 1936 934 Legjenda ENdalesa jeshile verdhe 47203 34637 1220 11346 1:500 000 Kilometers'

Sipas kategorizimit që ka bërë Qeveria e Kosovës, Komuna e Suharekës bënë pjesë në zonën e verdhë.

Ndryshe dje në Komunën e Suharekës janë regjistruar edhe 5 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një viktimë.