Qeveria e Kosovës me vendimin e ditës së sotme që kufizon lëvizjen prej orës 17:00 deri në ora 06:00 gjithashtu ka limituar edhe orarin e punës të barnatoreve në Republikën e Kosovës.
Por gjithashtu sipas vendimit asnjë qytet nuk mbetet pa asnjë barnatore të hapur duke lënë kështu barnatore kujdestare.
Në Komunën e Suharekës për datën 28 mars 2020 barnatore kujdestare është barnatorja në fshatin Studençan.
Shqetësimi i qytetarëve është se barnatorja gjendet shumë larg nga QKMF e Suharekës ku në shumë raste pacientët duhet të blejnë medikamente shtesë dhe duhet rrugë e gjatë deri tekj kjo barnatore e cila sipas qytetarëve rezulton e mbyllur.
Por sipas qytetarëve të fshatit Studençan që kanë dërguar foto në redaksi thuhet se barnatorja është e mbyllur.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë të shtunën në ora 18:15 e ka publikuar listën e barnatoreve kujdestare ndërsa Oda e Farmacistëve të Kosovës në ora 18:26.
Këto vonesa në publikimin e emrave të barnatoreve kujdestare kanë krijuar situata që barnatore të shumta që janë si kujdestare të jenë të mbyllura.