[FOTO] Me maska dhe me distancë fizike mbahet seanca e kuvendit komunal në Suharekë

20.05.2020

Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnline, Kuvendi Komunal në Suharekë sot ka mbajtur seancën e III-të rregullt dhe të parën pas pandemisë covid-19. Ditë më parë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, MAPL-ja ka kthyer përgjigjen për Kryetarët e Komunave se Kuvendet e Komunave, mund të fillojnë realizimin e […]

[FOTO] Me maska dhe me distancë fizike mbahet seanca e kuvendit komunal në Suharekë Foto: Ilustrim

Ashtu siç edhe ka raportuar SuharekaOnline, Kuvendi Komunal në Suharekë sot ka mbajtur seancën e III-të rregullt dhe të parën pas pandemisë covid-19.

Ditë më parë pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, MAPL-ja ka kthyer përgjigjen për Kryetarët e Komunave se Kuvendet e Komunave, mund të fillojnë realizimin e planit të tyre të punës të miratuar për vitin 2020, përkatësisht mund të rifillojnë me mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave.

Sipas njoftimit të MAPL-së komunat janë të obliguara me rastin e mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendeve të Komunave, t’i respektojnë me korrektësi masat e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) dhe Ministria e Shëndetësisë, si: masat e distanicimit fizik, mbajtja e maskave dhe dorëzave, dezinfektimi i hapësirave publike ku mbahen mbledhjet e Kuvendit etj.

Seanca që zgjati afro tre orë ka filluar me distancim fizik ndërmjet asambleistëve dhe mbajtjen e maskave dhe dorezave me raste nga ana e tyre.