Sot (04 maj, 2020), kanë hyrë në fuqi masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Me këto masa, qytetarëve do t’u lejohet që të lëvizin tre orë brenda ditës – në dy orare të ndryshme.

Këto masa lehtësuese kanë ndikuar që të rritet qarkullimi i qytetarëve nëpër qytet dhe duke u bazuar nga pamjet Suhareka ka filluar t’i kthehet normalitetit.

Nga pamjet shihet edhe një frekuentim i madh ai automjeteve gjithashtu edhe atyre të sektorit të ndërtimit.