[FOTO] Kjo është gjendja e një shtëpie të vërshuar në Reshtan

Komuna e Suharekës është në mesin e shumë qyteteve që janë vërshuar nga ujërat si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike.

Dëmet e krijuara deri më tani vlerësohen të larta, por fatmirësisht këto dëme janë vetëm të natyrës materiale dhe nuk ka dëme në njerëz.

Sipas raportimeve të para dëme më të mëdha janë evidentuar në fshatrat: Peqan, Nëpërbisht, Tërrnje, Leshan, Samadraxhë, Sopijë, Studençan, Reshtan, Semetisht.

Një banor i fshatit Reshtan në adresë të redaksisë ka dërguar disa pamje në të cilat shihen dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në shtëpinë e tij.

Sipas pamjeve vërehet se shtëpia e tij është vërshuar dhe dëmet janë të konsiderueshme.

Edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës ka bërë të ditur se dëmet janë të mëdha sidomos në ekonomitë familjare, në biznese dhe në infrastrukturë.

RAPORTO