[FOTO] Kështu do të duket “Parku i Dëshmorëve” pas restaurimit

28.05.2020

Ditë më parë një reagim i deputetit të LVV-së, Salih Zyba, për prerjen e pishave në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë kishte ngjallur reagime të ndryshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile. “Kush i preu me kaq lehtësi e pa asnjë zhurmë pishat shumëvjeçare brenda Kompleksit të varrezave të dëshmorëve në Therandë, që për dy dekada […]

[FOTO] Kështu do të duket “Parku i Dëshmorëve” pas restaurimit Foto: Ilustrim

Ditë më parë një reagim i deputetit të LVV-së, Salih Zyba, për prerjen e pishave në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë kishte ngjallur reagime të ndryshme të qytetarëve dhe shoqërisë civile.

“Kush i preu me kaq lehtësi e pa asnjë zhurmë pishat shumëvjeçare brenda Kompleksit të varrezave të dëshmorëve në Therandë, që për dy dekada u bënë hije Dëshmorëve?” kishte shkruar në reagimin e tij deputeti Zyba.

Në sqarimin e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka rikujtuar se ashtu siç edhe ka deklaruar vitin e kaluar, se investimet në Parkun e Dëshmorëve dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do ta bëjnë të mundur që këto hapësira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt.

Natyrisht aty po bëhen punime me seriozitetin më të madh që gjithçka të zbatohet sipas projektit.

“Shqetësimi për pishat e prera që u paraqit sot do të duhej ti kishte parasysh disa rrethana:

– Nga dëmtimi i tyre (tharja) kanë pësuar vet pllakat në varret e dëshmorëve;

– Projekti i ri i cili po zbatohet, parasheh heqjen e tyre dhe zëvendësimin e tyre në numër, më shumë se sa ishin dhe hapësira të gjelbëruara shtesë;

– Natyrisht heqja e tyre është bërë edhe me njoftimin dhe pëlqimin nga ana e institucioneve përkatëse” thuhej tutje në sqarimin e Muharremajt.

Ndërkohë SuharekaOnline ka siguruar pamje të projektit ideor se si pritet të duket ky park pas restaurimit.