[FOTO] Edhe në Suharekë nis zbatimi i masave të reja të Qeverisë

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, është parapa e domosdoshme që të ndërmerren masa të reja të cilat janë ndërmarrë me këshilla të ekspertëve.

Në pyetje janë masat e Qeverisë së Kosovës, të paralajmëruara të hënën mbrëma nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Nga mëngjesi i së mërkures, qytetarët në Kosovë mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre vetëm 90 minuta në ditë, sipas orarit të bazuar tek shifra e parafundit e numrit personal.

Orari do të ndryshojë për çdo javë, apo për çdo tri ditë, gjë që do të bëhet e ditur paraprakisht. “Qytetarët do të informohen rreth kësaj”, ka thënë Rakiq.

Në qytetin e Suharekës gjenden njësi policore të cilët po kujdesen që qytetarët po i zbatojnë masat e reja të Qeverisë.

RAPORTO