[FOTO] Bllokadë edhe në hyrje-daljet e autostradës për në Suharekë

Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pas konfirmimit edhe të një rasti pozitiv me covid-19 në Komunën e Suharekës, kjo e fundit është shpallur zonë në karantinë.

Ndërkaq dy fshatrat Semetisht dhe Bllacë prej edhe nga vijnë dy pacientët e fundit janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Sylaj për SuharekaOnline ka thënë se tashmë policia ka bllokuar të gjithë hyrje-daljet në Suharekë saktësisht 13 pika si në Prizren, Mamushë, Jezerc, Carralevë duke llogaritur të gjitha rrugët që mundësojnë hyrje-daljet në Komunën e Suharekës.

Një bllokadë shihet edhe në hyrje-daljet e autostradës për në Komunën e Suharekës.

RAPORTO