Forumi rinor i LDK-së mbjell lule dhe “peshkon” në gropat e rrugëve të Suharekës

09.05.2021

Forumi rinor i LDK-së dega në Suharekë gjatë ditës ka zhvilluar aktivitet duke reaguar ndaj qeverisjes aktuale. Ata kanë mbjellur lule dhe kanë stimuluar peshkimin në gropat që gjenden në rrugët e qytetit të Suharekës. “Këto gropa që po i shihni, deri më tani kanë kryer dy funksione: 1. Kanë shkatërruar makinat tona, me të […]

Forumi rinor i LDK-së mbjell lule dhe “peshkon” në gropat  e rrugëve të Suharekës Foto: Ilustrim

Forumi rinor i LDK-së dega në Suharekë gjatë ditës ka zhvilluar aktivitet duke reaguar ndaj qeverisjes aktuale.

Ata kanë mbjellur lule dhe kanë stimuluar peshkimin në gropat që gjenden në rrugët e qytetit të Suharekës.

“Këto gropa që po i shihni, deri më tani kanë kryer dy funksione:

1. Kanë shkatërruar makinat tona, me të cilat çdo ditë kryejmë punë, ani pse për këto gropa, kreu i komunës sonë e ka shpërblyer me tender publik një bashkëpartiak dhe dost të vetin.

Vlera e tenderit ka qenë afërsisht gjysmë milioni, por tani zyrtarë të komunës po na thonë që kjo vlerë është tejkaluar!Nëse e shohim nivelin e rrugëve e dimë që këtu kemi të bëjmë me keqmenaxhim të kontratës, në mos edhe me diçka tjetër.

2. Së fundmi, kur kemi vërejtur se kreu i komunës ka rënë në gjumë të thellë, (aq sa dhe thellësia e këtyre gropave, thellësi kjo që po rritet deri në nivelin që po krijohen kushte ideale për rritjen dhe kultivimin e luleve dhe peshkut).

Me këto kushte të krijuara ne kemi vendosur që këto gropa t’i përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme. PS: KUJDES, nëse dikush nga ju bie në këto gropa, luteni që të kërkoni ndihmë, deri sa ekipet emergjente të vijnë për t’iu dalur në ndihmë” thuhet në reagimin e forumit rinor të LDK-së.