Fondi për menaxhimin e covid-19, mërgimtari nga Suhareka dërgon 12,521 euro në llogari të shtetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, para dy ditësh ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.

Ai bëri të ditur se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.

E kësaj nisme i është përgjigjur masivisht menjëherë kosovarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës.

Me 12,521.25 euro ka kontribuar edhe mërgimtari nga Komuna e Suharekës, Arsim Tafolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, shkruan SuharekaOnline.

Pronari i bizneseti “TAFOLLI BAU”, Arsim Tafolli, biznesi i të cilit kryesisht merret me ndërtim në llogarinë e BQK-së ka deponuar saktësisht 12,521.25 euro.

Në një përgjigje për SuharekaOnline, Arsim Tafolli, ka treguar se kontributi i tij është minor dhe gjithçka ka ardhur aty për aty pa ndonjë planifikim dhe se kaq kanë qenë mundësitë e tij. Ai madje ka insistuar që mos ti kërkohet prononcim për këtë donacion pasiqë nuk e ka bërë për tu reklamuar.

RAPORTO