Fondacioni “Golden Eagle” ndan 5 mijë euro për fëmijët e prekur nga tërmeti

07.12.2019

Tërmeti i 26 nëntorit që fatkeqësisht me pasoja në humbjen e mbi 50 banorëve të Durrësit dhe Thumanës kishte mobilizuar biznese dhe qytetarë të shumtë me donacione për qytetarët e prekur. Në ditën e dytë pas tërmetit fondacioni “Golden Eagle” kishte nisur kamionët me ndihma humanitare për familjet në nevojë duke dërguar dyshek, batanije dhe […]

Fondacioni “Golden Eagle” ndan 5 mijë euro për fëmijët e prekur nga tërmeti Foto: Ilustrim

Tërmeti i 26 nëntorit që fatkeqësisht me pasoja në humbjen e mbi 50 banorëve të Durrësit dhe Thumanës kishte mobilizuar biznese dhe qytetarë të shumtë me donacione për qytetarët e prekur.

Në ditën e dytë pas tërmetit fondacioni “Golden Eagle” kishte nisur kamionët me ndihma humanitare për familjet në nevojë duke dërguar dyshek, batanije dhe lëngje.

Por nuk ka mjaftur vetëm kjo që ky fondacion të ndal kontigjentin e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka bërë të ditur sot se Fondacioni Golden Eagle ka dhuruar 5000€ për fëmijet e prekur nga termeti në Shqipëri!