Fondacioni “Golden Eagle” dhuron makinë për familjen e dy motrave me aftësi të veçanta

16.02.2020

Programi “Dua të të bëj të lumtur” që në puntatat e para ka trajtuar dhe sjellë në ekranet tona histori tepër të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por që në thelb janë plot frymëzim dhe dashuri. E tillë ishte dhe historia e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, vajzave nga Lushnja që […]

Fondacioni “Golden Eagle” dhuron makinë për familjen e dy motrave me aftësi të veçanta Foto: Ilustrim

Programi “Dua të të bëj të lumtur” që në puntatat e para ka trajtuar dhe sjellë në ekranet tona histori tepër të dhimbshme, plot vuajtje dhe sakrifica, por që në thelb janë plot frymëzim dhe dashuri.

E tillë ishte dhe historia e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës, vajzave nga Lushnja që u trajtua mbrëmjen e së shtunës. 

Problemet shëndetësore të motrave kishin nisur shumë vite më parë ,që kur ato ishin në 9-vjeçare dhe nga vizitat e vazhdueshme rezultoi se motrat vuanin nga një sëmundje e rrallë e pashërueshme. 

Kjo sëmundje prekte trurin dhe shtyllën kurrizore duke i shkaktuar vajzave komplikacione në të ecur. Pavarësisht problemeve që kishin, motrat nuk u dorëzuan kurrë dhe vendosën që të përballonin çdo pengesë me vendosmëri.

Gjatë bisedës motrat rrëfyen gjithë vuajtjet, vështirësitë, madje shpesh herë edhe paragjykimet më të cilat i janë dashur të përballen.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dhuruan një makinë të re familjes në mënyrë që t’i lehtësojë vajzave lëvizjen në qytet.