Fonacioni Humanitar “Golden Eagle” gëzon 70 familje për festën e Kurban Bajramit

30.07.2020

Kompania “Frutex” nga Suhareka përmes Fondacionit Humanitar “Golden Eagle” ka vite që është duke ndihmuar familje, studentë, shoqata dhe persona të ndryshëm si me mjete financiare, shtëpi, banesa dhe me pako ushqimore dhe higjienike. Gjatë ditës së sotme Për nder të festës së Kurban Bajramit, Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 70 pako ushqimore dhe higjienike […]

Fonacioni Humanitar “Golden Eagle” gëzon 70 familje për festën e Kurban Bajramit Foto: Ilustrim

Kompania “Frutex” nga Suhareka përmes Fondacionit Humanitar “Golden Eagle” ka vite që është duke ndihmuar familje, studentë, shoqata dhe persona të ndryshëm si me mjete financiare, shtëpi, banesa dhe me pako ushqimore dhe higjienike.

Gjatë ditës së sotme Për nder të festës së Kurban Bajramit, Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 70 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, i cila ka treguar se ndihmat janë ndarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Për nder të festës së Kurban Bajramit, Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 70 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.
Pakot ushqimore dhe higjienike janë shpërndarë tek shoqatat si në vijim:

1. Fondacioni Endrit Januzaj – Deçan
2. Shoqata Gratë të Dëshmorëve – Prizren
3. Shoqata e shurdhë-memecëve – Suharekë
4. Shoqata Gjurmet e Pejës – Pejë

5. Shoqata Lidhja e invalideve dhe viktimave civile të luftës – Fushë Kosovë

Poashtu, disa pako janë shpërndarë në disa familje në fshatin Shirokë të Suharekës dhe në qytetin e Prishtinës” ka njoftuar Palushi.