Firma vazhdon ta shfrytëzojë pronën komunale, Komuna e Suharekës nuk i’a tarifon taksën vjetore

14.07.2020

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2019 në Komunën e Suharekës ngrit shqetësimin për mos aplikimin e taksës vjetore për shfrytëzuesit e pronës publike komunale Sipas kontratës nr. 597 të lidhur me datë 14.10.2009 në mes shfrytëzuesit të pronës publike dhe Komunës së Suharekës për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën […]

Firma vazhdon ta shfrytëzojë pronën komunale, Komuna e Suharekës nuk i’a tarifon taksën vjetore Foto: Ilustrim

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj për vitin 2019 në Komunën e Suharekës ngrit shqetësimin për mos aplikimin e taksës vjetore për shfrytëzuesit e pronës publike komunale

Sipas kontratës nr. 597 të lidhur me datë 14.10.2009 në mes shfrytëzuesit të pronës publike dhe Komunës së Suharekës për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën Industriale për “Prodhimin e elementeve nga betoni”, palët ishin pajtuar që afati i qiradhënies të jetë 99 vite përkatësisht Neni 2 i kontratës, me një shumë prej 2,450€ në vit e specifikuar në Nenin 3 të kontratës.

Lidhur me këtë, ne kemi identifikuar se komuna nuk kishte bërë ngarkesë
vjetorë për shfrytëzuesin e pronës ashtu siç parashihej në kontratë që nga viti 2014.

Kjo kishte ndodhur meqenëse komuna në vitin 2014 kishte formuar një komisioni për mbikëqyrjen dhe realizimin e kontratave për shfrytëzim të pronës komunale i cili në atë kohë kishte rekomanduar shkëputjen e kontratës në fjalë si rezultat i mos përmbushjes së qëllimit të dhënies së pronës në shfrytëzim.

Në mungesë të ndonjë vendimi nga Kryetari i Komunës për shkëputjen e
kontratës, zyrtarët përgjegjës nuk kishin faturuar shumën vjetore për firmën në fjalë, pavarësisht që firma vazhdonte të shfrytëzojë pronën komunale sipas kushteve të kontratës.

Pas rekomandimit nga ana jonë komuna kishte ngarkuar retroaktivisht biznesin për periudhën sa nuk ishte ngarkuar.