Fillon vaksinimi i personave në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc

14.04.2021

Tash e disa ditë në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, personat e moshës mbi 85 vjeç dhe ata 80-84 vjeç. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, e mërkurë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka filluar edhe në ”Shtëpinë e të Moshuarve” në fshatin Gjinoc, raporton SuharekaOnline. Lajmin e ka bërë […]

Fillon vaksinimi i personave në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc Foto: Ilustrim

Tash e disa ditë në Komunën e Suharekës ka filluar procesi i vaksinimit për personelin shëndetësor, personat e moshës mbi 85 vjeç dhe ata 80-84 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, e mërkurë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka filluar edhe në ”Shtëpinë e të Moshuarve” në fshatin Gjinoc, raporton SuharekaOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një video-live në facebook, ku ka thënë se procesi i vaksinimit tashmë ka filluar edhe në ”Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinoc për banorët e vendosur aty.

Tutje ai ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit po realizohet nga një staf mjekësor nga Suhareka.

Muharremaj ka thënë se Komuna e Suharekës do të vazhdojë procesin e vaksinimit anti-COVID, për personat e moshuar dhe ata të cilët janë me sëmundje kronike.