Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit

11.12.2020

Festat e fundvitit sivjet do të festohen më ndryshe se në vitet paraprake.Në disa prej qyteteve të Kosovës, qytetarët nuk do të kenë mundësi të shohin drita e dekorime. Disa komuna kanë vendosur që paratë që ishin planifikuar për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë, për shkak të gjendjës së krijuar nga […]

Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit Foto: Ilustrim

Festat e fundvitit sivjet do të festohen më ndryshe se në vitet paraprake.Në disa prej qyteteve të Kosovës, qytetarët nuk do të kenë mundësi të shohin drita e dekorime.

Disa komuna kanë vendosur që paratë që ishin planifikuar për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë, për shkak të gjendjës së krijuar nga pandemia COVID-19.

4394 € peshon kontrata që qytetarëve të Suharekës do të ju sjellë dekorimet të cilat ngjallin atmosferën festive të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të motmoteve këtë fundvit.

Edhe pse Komuna e Suharekës gjendet në zonën e verdhë ajo ka vendosur që qyteti të dekorohet për festat e fundvitit.

Gjatë ditës së sotme (11 dhjetor, 2020) kanë filluar punën për dekorimet e qytetit.