Fillon ‘ora policore’, nga tani e deri në orën 16:00 qytetarët s’mund të dalin nga shtëpitë

Sot jemi në ditën e dytë të masave që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes tek qytetarët si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët e Kosovës edhe sot e kanë të drejtën që të lëvizin lirshëm në dy orare, nga 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit, si dhe nga 16:00 deri në 20:00 të mbrëmjes.

Që nga tani, qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të dalin nga banesat e tyre, përveç rasteve urgjente apo atyre që janë specifikuar apo përjashtuar nga masa.

Ndërsa, për qytetarët që shkelin këtë vendim të qeverisë, janë paralajmëruar gjoba astronomike që shkojnë deri në 2 mijë euro.

Ky vendim do të jetë në fuqi, mirëpo i kontestuar deri në një vendim të Kushtetueses e cila mund ta shpallë ligjmërinë ose paligjshmërinë e vendimit të qeverisë që kufizon të drejtat themelore të njeriut.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.