Fillon ndërtimi i Shtallës i financuar nga Komuna e Suharekës për bujkun nga Samadrexha

Sot për bujkun Shefket Sellaj nga Samadrexha është një ditë e madhe sepse po i ndërtohet Shtalla e financuar nga Komuna e Suharekës – Drejtoria e Bujqësisë.

Me financimin e Komunës së Suharekës përkatësisht nga Drejtoria e Bujqësisë nga sot zyrtarisht ka filluar ndërtimi i 11 shtallave, kjo Drejtori ka filluar nga fshati Samadrexhë tek bujku Shefket Sellaj të cilit po i ndërtohet shtalla.

Kjo është shtalla e parë që po ndërtohet edhe 10 shtalla të tjera do të ndërtohen për bujqit të cilët kanë kërkuar ndihmën nga Komuna e Suharekës.

Këtë e konfirmoi edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Kryetari Muharremaj në Facebook shkroi se: “Për bujkun Shefket Sellaj nga Samadrexha, sot është një ditë e rëndësishme, sepse po fillon ndërtimi i Shtallës i financuar Komuna e Suharekës – Drejtoria e Bujqësisë”.

Po ashtu ai shkroi se: “Kjo është Shtalla e parë, ndërsa edhe 10 të tjera do të ndërtohen për bujqit, të cilët kanë kërkuar ndihmën tonë”.

Më tutje Kryetari Muharremaj shkroi se: “Përkrahja për bujqësinë nuk do të mungoj”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.