Ka filluar ndërtimi i aneksit të ri në Shkollën e Mesme Gjimnazi “Jeta e Re”, ku do të ketë kabinete moderne.

Sot filloi ndërtimi i aneksit të ri në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, ku pritet të ketë kabinete moderne, sipas Kryetarit të Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj ka theksuar se ky aneks do të përfundojë në afat sipas parashikimeve.

Kryetari Muharremaj ka falenderuar Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e poashtu edhe Ministrin Shyqiri Bytyqi për mbështetjen e vazhdueshme.

“Pra, edhe një premtim tjetër po realizohet, ku besoj se ky proces na gëzon të gjithëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.